Pritet me ovacione në Kuvend, Berisha hipën mbi makinë dhe akuzon kreun e PD: Pazaret e fëlliqura Rama-Basha….

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend në orën 10:00 ashtu sikurse ishte e parashikuar. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë para dhjetëra mbështetësve të tij të cilët e pritën me brohoritje. Berisha u shpreh se PD do të bëhet me e fortë dhe më e sigurt.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha.

PD do të rivendosë sovranitetin, statushmërinë  e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha.“, tha Berisha.

Deklaratat e Berishës vijnë një ditë pas përjashtimit që Basha i bëri nga grupi parlamentar. Ish-lideri historik e konsideroi vendimin e Bashës për ta përjashtuar si jo të drejtë, duke hedhur aludime për bashkëpunim me kryeministrin Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *