Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më të preferuara të ShowBiz-it shqiptar. Ata shpeshherë i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetri dhe na ‘shkrijnë’ zemrat. Dj Geek ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe nuk mund të mungonte një postim nga ana e këngëtares.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua kaq shumë.” ,- ka postuar këngëtarja në Instagram.
Sigurisht nuk mungon as komenti i Gencit (DJ Geek), i cili e falenderon dhe i shpreh dashurinë.
Gjithashtu ka bërë një postim në InstaStory me një tjetër dedikim për të.
Dafina pak e nga pak po zbulon akoma më shumë nga albumi i saj (Dafinë Moj), të cilin fansat po e presin me padurim.
Në kopertinën e albumit shkruhet : “Dedikuar një gruaje shumë speciale Melihate Zeqiri”.
Gjithë këtë punë dhe sukses mesa duket Dafina ja dedikon mamasë së saj, me të cilën gjithmonë është shfaqur shumë e lidhur dhe ka treguar dobësinë që ka për të.