Vajza më e re e Përputhen, Alvisa, që në hyrje të saj pati mundësinë e takimit 4-minutësh, në të cilin zgjodhi Taulantin.
Një takim që nuk shkoi sipas pritshmërive. Emocionet e forta e penalizuan Taulantin, pasi nuk dinte çfarë të fliste përballë Alvisës.
Taulanti: Kam çik turp, të kemi gjithë këtë femër përballë do kem turp.
Alvisa: Na vure në siklet tani.
Taulanti: Do e kalojmë bashkë. Hobi im është palestra dhe unë punoj berber në sallonin tim. I ke super flokët. Jam çmend pas teje.
Alvisa: Deklaratë e fortë kjo!
Madje konkurenti e ‘vulosi’ takimin pas komentit epik që e shkaktoi të qeshura në studio, pasi Alvisa e paralajmëroi të bëj kujdes me mënyrën si e mban mikrofonin.
Taulanti: S’jam mësuar të mbajë akullore në dorë.
Alvisa: Do të pyesja çfarë mban në dorë por nuk shkon.
/Priza.al/