FRANCË- Politikanë, njerëz të artit dhe yje të sportit ishin pjesëmarrës në mesin e mijëra njerëzve që ndoqën ceremoninë e lamtumirës së aktorit të njohur francez, Jean-Paul Belmondo.
Ceremonia u mbajt në Paris, në sheshin Les Invalides, ku në nder të ikonës së ndjerë presidenti Emmauel Macron mbajti një fjalim.
Aktori i njohur francez u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, ndërsa trupi i pajetë u përcoll me grupin ushtarak që luajti “Chi Mai” të Enio Morricone nga filmi “Le Professionnel”.
I lindur në Neuilly-sur-Seine të Francës në 1933, Belmondo njihej gjerësisht për popullin shqiptar si Zhos Profesionisti. Periudhën kulminante të famës ndërkombëtare e arriti me ‘Breathless, filmin revolucionar të Jean-Luc Godard.
/Priza.al/