Shkarkimi i Berishës/ Reagon ashpër ish-presidenti Bujar Nishani: Basha ka vepruar si skuth!

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një reagim në ‘Facebook’ Nishani e cilëson këtë vendim si “dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë”. Mes të tjerash ai akuzon Bashën se është peng dhe argat i Ramës.

REAGIMI I NISHANIT:

Lulzim Basha ka vepruar si një skuth !

Një njeri i katapultuar në krye të Partisë Demokratike, pa asnjë kontribut politik e partiak, pa asnjë sakrificë dhe eksperiencë në beteja politike, një përfitues i përhershëm pa kurrfarë meritash, vendos të përçajë në mënyrë fatale atë parti.

Lulzim Basha fyen, përçmon e injoron çdo institucion e rregull minimal në Partinë Demokratike, duke marrë një vendim ekstrem, të përjashtimit nga Partia Demokratike të themeluesit të saj pa asnjë diskutim në forumet e partisë, pa asnjë mbështetje në statutin dhe rregullat legale të partisë, pa asnjë procedurë vendimmarrëse të Kryesisë, Këshillit Kombëtar apo Kuvendit të Partisë Demokratike !

Vendimet personale, në fshehtësi, në mungesë të diskutimit midis të zgjedhurve legjitim të demokratëve, jashtë forumeve të partisë, janë karakteristika të një skuthi politik.

Ky akt është dhunim i rëndë i parimeve më fondamentale të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë !

Ky është Lulzim Basha që u katapultua politikisht me misionin e asgjësimit të Partisë Demokratike, asgjësimin e së djathtës në politikën shqiptare, asgjësimin e alternativës qeverisëse përballë së majtës, trashëgimtare e stalinistëve shqiptarë filoserbe.

Ky është sot pengu dhe argati i Edi Ramës, në krye të Partisë Demokratike !

Demokratët, shqiptarët e ndershëm, njerëzit e lirë dhe patriotë duhet të mos dorëzohen përballë këtij provokimi të rëndë për asgjësimin e fondamenteve me bazike të demokracisë.

Cilido që beson tek vlerat, parimet dhe morali, duhet të luftojë çdo ditë për ringritjen e Partisë Demokratike, për rivendosjen e parimeve dhe garancive bazë të lirisë, të së drejtës dhe demokracisë në këtë vend. Kushdo që hesht sot është bashkëfajtor në asgjesimin e asaj partie dhe vlerave të demokracisë në tërësi ! ??

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *