28-vjeçarja nga Skrapari, Ada, është konkurrente e Përputhen në këtë sezon të ri. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë për Infermieri. Që në prezantimin e saj, ajo u shpreh se tek një mashkull fillimisht shikon buzëqeshjen dhe pamjen e jashtme, ndërsa veten e cilëson si një femër ambicioze që arrin gjithçka që dëshiron.
Mosha nuk është një problem për të, por Ada thotë se është ‘sa e ëmbël, aq edhe e keqe’.
Reagime të menjëhershme ka shkaktuar tek djemtë, të cilët vërshuan në komplimenta të shumtë për aparencën e jashtme dhe bukurinë e konkurrentes.
/Priza.al/