Jo më zgjedhje personale/ Biden urdhëron vaksinimin e detyrueshëm të administratës!

Qeveria amerika urdhëroi vaksinimin e të gjithë punonjësit e administratës dhe hoqi të drejtën e testimit të vazhdueshëm. Presidenti i SHBA-ve Biden të enjten paralajmëroi firmosjen e një urdhëri për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve federalë, pa mundësinë e marrjes së testeve të rregullta në vend.

Më parë administrate e Biden i kërkoi punonjësve të administratës të vaksinoheshin ose të ndiqnin protokolle të tjera rigoroze të sigurisë, përfshirë testimin e rregullt.

Biden gjithashtu do të urdhërojë vaksinimin e detyrueshëm edhe për punonjësit e firmave që kanë kontrata me qeverinë federale.

Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, Shërbimi Shëndetësor dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit do të vaksinojnë rreth 2.5 milion njerëz, sipas një burimi të njohur me planet.

Ndërkohë mësohet se dhe për punonjësit federal vaksinimi do të jetë i detyruar, pasi rastet me Covid po rriten në mënyrë të shpejtë. Urdhri i Biden do të prekë rreth 80 milionë punëtorë. Presidenti i SHBA tha se deri tani qeveria ka pritur me durim, por durimi sipas tij ka një kufi.

“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush”, tha presidenti i SHBA.

Më shumë se 650,000 amerikanë kanë vdekur me Covid-19 që nga viti i kaluar, ndërkohë miliona të tjera janë infektuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *