Maqedonia e Veriut është akoma në zi pas zjarrit tragjik që shpërtheu në spitalin modular të Covid në Tetove dhe i mori jetën 14 personave dhe la të plagosur 12 të tjerë.
Sot janë publikuar pamjet e momentit kur ka shpërthyer zjarri në spital. Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie në afërsi të spitalit dhe duket momenti i shkëndijës së parë dhe momenti kur një person nxiton që të largojë një tjetër i cili ndodhet në karrocë pasi është me aftësi të kufizuara.
Flakët që nisën rreth orës 21:00 të dy netëve më parë dhe zgjatën për gati 2 orë, duke e bërë të pamundur që pacientët të mund të dilnin jashtë pasi ishin në gjendje të rënduar me Covid dhe ishin të lidhur me oksigjen.
/Priza.al/