Votimi për Lindita Nikollën/ Deputetët e PD-së grisin fletët e votimit dhe i hedhin përtokë

Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë po votojnë kryetarin e ri të parlamentit. Por, opozita e vendit ka marrë një vendim të pazakontë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendimin që të grisë të gjitha fletët e votimit dhe ashtu po veprohet.

Vendimi i grupit Parlamentar ishte që të grisen fletët e votimit për votim të Lindita Nikollës.

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë sallën e Kuvendit, ndërsa nuk ka folur për mediat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *