Ish-kreu i Partisë Demokratikë, Sali Berisha edhe pse shkoi 7 minuta me vonesë në seancën e dytë parlamentare të zhvilluar pasditen e sotme, është larguar direkt sapo ka mbaruar pjesa e dytë e seancës ku u betuan të gjithë deputetët.
Ai është larguar nga kuvendi 10 minuta pasi ka filluar seanca parlamentare. Berisha hyri në parlament i shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, mirëpo doli i vetëm nga Parlamenti.
Teksa po futej në parlament Berisha u pyet nga gazetarët nëse ndihej i vetmuar por u përgjigj në mënyrë të prerë dhe të shkurtër: Aspak
/Priza.al/