Rama ‘irritohet’ në heshtje nga vendimi i deputetëve të PD-së, ngrihet dhe mbledh fletët e grisura, ia dërgon ato Këlliçit

Procedura e tretë në seancën parlamentare të ditës së sotme ishte votimi i kreut të Parlamentit dhe pjesa më e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të mos votojnë dhe të grisin fletët e votimit dhe duke i hedhur ato në tokë.

Ishte kryeministri Rama ai i cili mblodhi të gjitha fletët e grisura teksa shkoi për të votuar për Nikollën dhe i futi ato në një qese duke pastruar vendin, dhe më pas ia dërgoi ato Belind Këlliçit.

Pas këtij veprimi të gjithë deputetët e PS-së e duartrokitën ndërsa ata të PD-së kërkuan vijimin e seancës në mënyrë që të mos ndërpritej.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *