Nuk ka surpriza, Lindita Nikolla zgjidhet kryetarja e re e Kuvendit! Rama e përqafon i pari

Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë. Pas miratimit të vendimit, Lindita Nikolla foli në foltoren e Kuvendit.
‘ Të dashur qytetarë dhe… të nderuar kolege dhe deputetë. E zgjedhur për të qenë e para mes të barabartëve në Kuvend. Është nder që nuk thuhet dot me fjalë. Fjalët do t’i kursej. Kjo përgjegjësi dhe përkushtimi janë sot aleatët e mi’, ka thënë Nikolla.

Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme! Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. Ndërkohë që 4 deputetët e LSI kanë votuar kundër. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Vasili Fb

Porosia që Basha ju la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit. Gjithashtu kur ajo u ngrit që të mbante fjalimin, demokratët nuk ‘duruan’ dhe u larguan nga salla e Kuvendit.

Nga ana tjetër, ish kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *