Menjëherë pasi u largua nga seanca plenare, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat gjatë së cilës hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin para drejtësisë e jo në sallën e parlamentit.
“Brenda kësaj salle ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, inst te pavarura, që duhet te ishte para drejtësisë. Duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsionit që kanë bërë shqipërinë vendin me të korruptuar,sipas raportit të DASH Ahmetaj, Balluku Gjiknuri. Po kështu para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, që figuron në listën e zezë si një nga pikat kyce të pastrimit të parave. Duhet të ishin para drejtësisë autorët e dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të shijakut, Rrahja, e Cyrbja.
Po ashtu dy bedelët e Tomo Doshit, e Aqif Rakipit. Jashtë kësaj salle e para drejtësisë, duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve bukën e fëmijëve të tyre. Njëri shpreson t’i ikë drejtësisë, por duke lënë brenda bedelin e tij. Kjo është pakica e krimit e korrupsionit. Ne kemi një e vetëm një detyre, këtë sallë, e gjithçka jashtë kësaj salle ta kthejmë në fushë betejë me dhe për qytetarët deri në mposhtjen e këtij regjimi.” u shpreh Basha.
/Priza.al/