Pak javë para zgjedhjeve, ‘zbulon’ talentin në të shkruar! Basha si Rama, publikon librin ‘Misioni im’

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka “zbuluar” një talent të ri, atë të të shkruarit. Sot ai u është prezantuar qytetarëve si autor i një libri, titulli i së cilës është “Misioni im”.

Në këtë libër, Basha ka sjellë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarimit nën drejtimin e tij, lidhjet familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend, tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi, idetë për ndryshimin e sjelljes politike dhe kthimit të mjedisit politik dhe publik në atë që quan qetësi dhe normalitet.

Në kopertinë është fotoja e tij, ku titulli është i shkruar me të kuqe, mbi një sfond të zi të këmishës që mban veshur, “Misioni im”, i cili më pas ka zgjedhur që ta bëjë edhe si postim në rrjetin social në Facebook. Çmimi është 1000 lekë.

Ju duket si histori e ngjashme? Po. Edhe kryeministri Edi Rama është autor i një libri të titulluar “Kurban”. Vlen për t’u theksuar se shtëpia botuese e librit të Bashës, është “skanderbegs.books”, e Flutura Açkës, të cilën kryedemokrati e ka bërë kandidate për deputete në Elbasan.

kurban, edi rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *