Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas emërimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se janë mbyllur dy vite të errëta të historisë parlamentare të cilat kanë lënë pas pasoja të rënda dhe afatgjata për demokracinë.
Ndër të tjera, Meta thotë se tani nuk ka më vlerë dhe kuptim asnjë bojkot, duke i ofruar mbështetje Nikollës për bashkëpunim të përbashkët në funksion të demokracisë.
Postimi i plotë
Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
/Priza.al/