Ekskluzive/ Abuzonte me biletat dhe rrihte shoferët! Pas denoncimit të ‘Priza.al’, ‘Ferlutit’ i hiqet licenca e Unazës

Pas ‘shuplakës’ së djeshme dhe denoncimeve të shumta prej disa ditësh nga ‘Priza.al’, bashkia Tiranë i ka hequr licencën kompanisë ‘Ferlut’. Vendimi është marrë ditën e sotme.

Linja e ‘Unazës’ është një prej linjave më problematike në kryeqytet. Duke qenë se të gjithë qytetarët janë mësuar me kushtet skandaloze dhe shpeshherë zgjedhin të heshtin, kompania ka vijuar abuzimet duke mos i vrarë aspak ndërgjegjia. Por çdo gjë e ka një kufi…dhe kupa u mbush me dhunën e ushtruar ndaj njërit prej shoferëve të autobusëve të linjës së Unazës në Tiranë, Enver Dishani.

No description available.

(Foto: Shoferi i dhunuar i linjës së ‘Unazës’, Enver Dishani, në urgjencën e QSUT-së)

Ai u dhunua brutalisht nga disa persona që i shërbejnë pronarit të kompanisë që administron linjën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit.

Por dy vite më parë Ibrahimi, edhe pse pronar kompanie dhe president i Shoqatës së “Transportit Urban”, u arrestua në krye të një grupi prej 8 personash që bënin evazion fiskal ndaj shtetit dhe bashkisë, duke falsifikuar biletat e urbanëve dhe duke fshehur xhiron dhe fitimin real.

“Priza.al” e konfirmoi këtë lajm edhe përpara Policisë së Tiranës, e cila edhe pse ishte njoftuar nga viktima për ngjarjen, vetëm pas disa orësh pasi u telefonua edhe nga redaksia jonë, u vu në lëvizje dhe konfirmoi zyrtarisht lajmin.

“Priza.al” mësoi nga burime nga Policia e Shtetit, se Rezmi Lika, u shoqërua në komisariatin nr. 4 të Tiranës, por pas “sqarimeve” ai u la i lirë pas 3 orësh, edhe pse kishte ushtruar dhunë dhe kishte bërë për spital një person.

No description available.

Më në fund pas të gjithë denoncimeve, pyetjeve të ‘Priza.al’ iu është dhënë një përgjigje. ‘Priza.al’ iu bën thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe denoncojnë çdo abuzim dhe skandal.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *