‘Non grata’ nga SHBA-ja, Berisha flet pa ‘dorashka’: Më kanë thënë se Basha është i përfshirë…

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngritur dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur gisht në shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se ka pasur njerëz që i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë paralajmëruar, por ka shtuar se vendimi është marrë vetëm prej George Soros.

Më erdhën nga zyra dhe më thanë që është i implikuar edhe Lulzim Basha. Tek kjo non grata. Unë nuk e kam vlerësuar. Pse? Të thotë ç’të dojë Basha. Por nuk firmoset kurrë në bazën e këtyre thënieve. Ka qenë dora e Sorosit. Basha insistoi: Kjo më thotë që e kemi paralajmëruar Berishën. I thashë se nëse quhet paralajmërim se çdo vendim ma dikton Berisha. Kjo nuk quhet. Asnjë vendim nuk i kam diktuar. Asnjëherë në botë. Kush më vrau?  Jam gjallë! Rama kryeson se e ka thënë vetë DASH. S’mund të them për Bashën, por DASH thotë se nuk është burim. Thotë për NGO e Sorosit. Unë nuk i kam thënë kurrë Bashës se ti po thua këto e këto. Mbasi insistoi, i thashë ata që më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë thënë se këto, këto,”– tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *