Parashikimi i motit/ Rriten lehtë temperaturat, në zonat lokale priten reshje shiu

Dita e sotme në vendin tonë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Herë pas here zonat lokale do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 30°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Temperaturat do variojnë në zonat malore nga 12°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 26°C.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *