Policia e Tiranës kontrolle të befasishme, bien në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale

TIRANË-  Policia e Tiranës vazhdon ‘luftën’ me paligjshmërinë në vend, duke vënë në pranga 5 persona.

Policia e Tiranës gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj një 20-vjeçari ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike kanabis dhe si pasojë është arrestuar.

Në pranga është vënë edhe F.Q 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës narkotike, kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për I. B., 38 vjeç, për veprat penale “Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. I arrestuar ishte i shpallur në kërkim, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga policia rrugore janë arrestuar D.B dhe Sh.T për shkak se po drejtonin mjetin në dhendje të dehur.

Shtetasi H.T 52 vjeç, banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë është arrestuar gjithashtu pasi në bazë të materialeve të referuara në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pasi dyshohet se gjatë kohës së djegies së mbetjeve nga krasitja e ullinjëve, i ka dal zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ferra, shkurre dhe disa rrënjë me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *