Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, me të cilin ka zhvilluar dhe një konferencë për mediat. Rama tha se është rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.
Sipas Ramës kjo vizitë është është një shenjëee miqëve nga Arabia për të thelluar këtë bashkëpunim.
“Viziton për herë të parë vendin tonë dhe ka ardhur nga Riadi vetëm për të rivënë kontaktet e drejtpërdrejta dhe për të ristartuar një proces bashkëpunimi të thelluar. Dua t’i shpreh mirënjohjen për të gjithë përkushtimin në vazhdim që ai ka treguar për këtë marrëdhënie dhe ka qenë ai që e ka mbajtur bashkëpunimin dhe komunikimin edhe gjatë pandemisë. Të gjitha shkëmbimet e planifikuara u paralizuan. Kjo vizitë është një shenjë e drejtpërdrejtë që dëshira e miqve tanë sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe. Numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka pësuar një rritje edhe falë linjave direkte por edhe falë nxitjes që vetë Princi i Kurorës i ka bërë kësaj marrëdhënie. Ne jemi shume shpresplotë që kjo vizitë është hapja e një kapitulli takimesh bilaterale. Sot unë ia përsërita ftesën për të pritur këtë Princin e Kurorës dhe e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që ii ka dhënë Shqipërisë sidomos në momentet e vështira duke qenë pranë atyre më në nevojë. Jemi në kushtet ku mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, e rritjes së volumit tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik”- tha kryeministri Rama.
Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën foli kryeministri ishte dhe procesi i njohjeve të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, ku tha se do të ketë bashkëpunim me Arabinë Saudite.
“Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, pikërisht për të adresuar prioritet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana tjetër ndamë edhe disa ide, sikundër dhe disa informacione në të cilat dëgjuam edhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbër të të gjithë lindjes së mesme dhe për një kontribut dhe në shkallë globale përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të ishim pjesë e kësaj nisme, pavarësisht numrit të pemëve dhe në funksion të një axhende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e ngrohjes globale.
E fundit, dua të theksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset e rëndësishme për kandidaturat e Kosovës. Patjetër që zëri i Arabisë Saudite është një zë me shumë peshë dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me princin Faisal, i cili jemi me fat që është në krye të punëve të jashtme për shkak të njohjes së thellë dhe ndjeshmërisë së posaçme që ka për rajonin tonë.
Do bashkëpunojmë që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dua ta falënderoj me gjithë zemër ministrin e Jashtëm dhe mikun tonë edhe për angazhimin e tij për t’i dhënë një shtysë së rëndësishme rritjes së komunikimit mes kompanive dhe për të krijuar një hapësirë ndërveprimi në sektorin privat, në funksion të interesave të ndërsjella”, deklaroi Rama.
/Priza.al/