Kulla e gurit më e larta në botë, Piramida e Ball-it, duket si një teh i mprehtë që del nga Deti Tasman, buzë Oqeanit Paqësor. Me lartësinë e saj prej 562 metrash, e cila del nga bluja e madhe, Piramida e Ballit duket sikur i prek retë.
Piramida është në të vërtetë mbetja e majës së një vullkani të shuar që mbeti mbi ujë, ndërsa vullkani ishte aktiv për herë të fundit shtatë milionë vjet më parë. Shumica e quajnë atë edhe Mont Eversti Australian, dhe është pothuajse dy herë më e lartë se Kulla e Eiffelit.
Piramida e Ball-it është vendqëndrim i një shumëllojshmërie të zogjve, peshqve dhe krijesave të tjera të detit. Me pamjen e saj imponuese, ajo tërheq gjithashtu marinarë, pilotë, si dhe alpinistë që ëndërrojnë të ngjiten deri në majë.
Njeriu i parë për të cilin dihet që e ka parë atë kullë të madhe të gurit është Henry Ball, i cili thjesht e ka quajtur sipas emrit të vet. Henry më 1778 kaloi nëpër këto ujëra në anijen Supply, duke transportuar emigrantë në Norfolk.
Rreth 20 kilometra nga piramida është ishulli Lord Howe, nga ku varkat shpesh shkojnë drejt Piramidës së Ball për të admiruar madhësinë joreale të atij monumenti natyror. Vetëm disa alpinistë arritën të përballojnë valët e forta në mënyrë që të ngjiten në majë të piramidës
Sidoqoftë, valët janë vetëm fillimi i sprovës. Shkëmbinjtë e brishtë që ngrihen në det përfaqësojnë një rrezik të madh dhe pikërisht për këtë arsye ngjitja në piramidë është e ndaluar. Gjoba për mosbindje është 5,000 dollarë.