Partia Demokratike ka denoncuar tenderat poër ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, deputeti Helidon Bushati anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka denoncuar në emër të PD, skemën e korrupsionit të Edi Ramës dhe ARRSH-së së Belinda Ballukut nëpërmjet 7 tenderave me vlerë 130 milion euro në Unazën e Tiranë.
Më tej ai shkruan se kjo veprimtari do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.
Postimi i plotë:
ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.
Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.
Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.
Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.
/Priza.al/