Ja disa maska për kaçurrela perfekte

Hidratimi i flokëve duhet të jetë një hap i përditshëm i rutinës së kujdesit që asnjë vajzë nuk duhet ta anashkalojë

Nëse mbeteni tek përdorimi i shampos dhe i balsamit mos prisni që flokët tuaj të shkëlqejnë e të kenë një pamje të shëndetshme, sepse veç larjes, kanë nevojë edhe për lëndë ushqyese, maska hidratruese etj.

Më poshtë gjeni dy maska për flokët kaçurrela.

Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë

Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.

Kaloni në mikser vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkoni masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.

Maskë me birrë dhe limon

Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kënaçe birrë 250 ml

Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë spërkateni dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre.

Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *