Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.
Deputeti Gjekmarkaj, i ftuar “News 24” në emisioni ‘Kjo Javë’, e ka konsideruar një vendim të vështirë përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.
Gjekmarkaj tha se, me këtë vendim Basha i ka çliruar nga një përgjegjësi e madhe të gjitha strukturat e PD.
Sipas tij nëse Basha nuk do ta bënte një gjë të tillë PD rrezikonte të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA.
“Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me një personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh.
Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit. Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha.
Ky vendim i ka shmangur deputetët, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen. PD ishte në diktat.
Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar qe PD të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja.
PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-të që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur.
Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2-13-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”,- tha ai.
/Burimi: BW/