Pamje të frikshme/ Del nudo në mes të emisionit, godet me tullë moderatoren (VIDEO)

Një skenë e frikshme, si në ato në filma ka ndodhur në një emision LIVE në Rumani. Moderatorja Mirela Vaida po vijonte procesin rutinë, e ndërsa shfaqet një grua e zhveshur dhe me një tullë në dorë ia hedh sipër.

Për fat të mirë, ajo ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, ndërsa në mbrojtje u vunë pjestarët e tjerë të stafit, të cilët kanë asistuar në kohë reale. Gruaja nudo del nga dera dhe me vrap shkon tek moderatorja.

Kjo e fundit ulëret në skenë, por fatmirësisht ndërhyn një nga djemtë e emisionit. Në video, shihet se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të hidhte tullën drejt moderatores. Ende nuk dihen arsyet e këtij akti. Mediat raportojnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga rojet apo kamerat.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *