Falë vitaminës B të bollshme, majaja ka një efekt të dobishëm në lëkurën dhe flokët tanë.
Pastron lëkurën, e bën më të shkëlqyeshme dhe eliminon rrudhat e saj, forcon flokët dhe iu jep atyre shkëlqim.
Receta për maska për fytyrën me maja
– Për lëkurë normale, përzieni një lugë të vogël maja të freskët me tre lugë qumësht të ngrohtë, aplikojeni në lëkurën e pastruar dhe mbajeni për 15 minuta.
– Për lëkurën me vaj, holloni një lugë gjelle kefir me dy lugë kos dhe shtoni 1/4 e lugës maja të freskët. Aplikojeni në fytyrë të pastruar dhe mbajeni për 20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
– Për lëkurë të thatë, përzieni gjysmë luge maja të freskët me disa lugë qumësht të ngrohtë, një lugë mjaltë dhe një lugë miell. Përziejini derisa të merrni një përzierje homogjene që do ta aplikoni në fytyrën e pastruar. Mbajeni për 20 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë.
Aplikoni maskën një herë në javë dhe lëkura juaj do të jetë mirënjohëse.
/Priza.al/