Ngjarje e rëndë në Astir/ Shkëputet ashensori me 5 persona brenda, e reja shtatzënë në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Astirit në Tiranë, e cila ka terrorizuar banorët. Në orën 00:05, në një pallat është shkëputur ashensori pasi kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Në momentin që ndodhi ngjarja, dëshmitarët zbuluan se ashensori që u rrëzua kishte 5 persona brenda, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Të lënduarit u nxorrën nga vendi i ashensorit, duke u transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se ashensori nuk ishte kolauduar, ndaj kanë nisur verifikimet për këtë fakt. Policia shoqëroi në komisariat administratorin e pallatit, i cili përballë efektivëve u shpreh se ashensori nuk ka pasur probleme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *