Dita e diel e 12 shtatorit pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Në shumicën e qarqeve të Shqipërisë priten reshje të dobëta shiu. Era pritet të fryjë e lehtë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i lartë” në qarqet: Shkodër (P) dhe Kukës (Vl).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 27 °C, në vendet e ulëta 18 – 30 °C dhe në vendet malore 13 – 23 °C.
/Priza.al/