Pas një jave tepër të tensionuar, si nisja e Kuvendit apo përjashtimi i ish kryeministrit Sali Berisha nga PD-ja, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vendosur të arratiset nga Tirana.
Pas bregdetit në jug të Shqipërisë dhe eksplorimeve në male, Kim ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të kaluar fundjavën.
Këtë mëngjes ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga liqeni i Ohrit, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë së të madhit Lasgush Poradeci, “Mëngjesi”.
“Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetëtiti ,
Se posi lajmëtar – mëngjesi,
Del zogu – i bardh` i një nositi…”.
/Priza.al/