Trotuari i Corso Appio Claudio dhe ai i Via delle Primule janë ndër të paktat vende në Torino ku mund të shihni prostituta edhe gjatë ditës. Në krahasim me të kaluarën, ato janë të vaksinuara. Ose të paktën kjo është ajo që ato thonë.
Një prej prostitutave është nga Shqipëria dhe thotë se pseudonimin e ka “zonja”. “Jam e vaksinuar, mora dozën e parë të vaksinës Moderna, për 20 ditë kam të dytën”- shprehet ajo për mediat italiane.
Ajo shton gjithashtu se s’ka frikë nga vaksina dhe se bën tamponin çdo javë. “Unë gjithashtu bëj tamponin një herë në javë, kështu që klientët të jenë të qetë”-shprehet ajo. Po ashtu një prostitutë tjetër nga Europa Lindore shprehet se ka “green-pass”. “Nëse klientët kanë dyshime, ua dërgoj në Ëhatsapp. Por deri tani askush s’më ka pyetur lidhur me këtë”- thekson ajo.
Gjithashtu në via De Sanctis, dominojnë vajzat shqiptare, rumune ose moldave. Çmimet e tyre nuk kanë ndryshuar, pavarësisht Covid-it ato mbeten të njëjta: 50 euro në shtëpi, 30 euro për seks në makinë. “Tarifat” janë në përputhje me epokën para pandemisë.
Burimi: Cronacaqui/Përshtati:Priza.al