Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur i sportit Nexhat Gjuzi.
Gjuzi i ka kushtuar gazetarisë pjesën më të madhe të karrierës së tij ku deri në vitet 90 ka ‘shkëlqyer’ si një ndër gazetarët më të mirë të sportit për kohën.
Ai shërbeu për disa vite si i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë në poste të rëndësishme shtetërore dhe ishte ndër themeluesit e Shoqatës së Intelektualeve Myslimanë.
/Priza.al/