Një emër i njohur/ Zgjidhet kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga “Lëvizja Vetëvendosje” u zgjodh kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Me zgjedhjen në krye të kuvendit, Konjufca merr edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit. Në sallë kanë qenë të pranishëm 113 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër.

Konstituimi i kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka përshëndetur përzgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i ri i Kuvendit. Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se pret që sot të formohet Qeveria e re.

“Pres të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhshëm. Emrat e ministrave unë i di, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, është shprehur më tej ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *