‘Sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë’/ Fqinjët i linin pa gjumë, çifti gjen mënyrën interesante për t’u hakmarrë

Fqinjët e zhurmshëm mund të kthehen në një fenomen mjaft bezdisës dhe shpesh nuk dimë çfarë zgjidhje t’i japim këtij problemi.

Mesa duket Mav dhe Mandi, çifti mjaft i famshëm i rrjetit social TikTok e kanë një zgjidhje.

Në video duket burri, Mavi, i cili mban partneren Mandin me kokë poshtë dhe këmbët në tavan në mënyrë që ajo të përplasë këmbët sikur të jetë duke vrapuar mbi dysheme. Dyshja ecën kështu nëpër të gjithë tavanin e apartamentit të tyre per t’i treguar fqinjëve sa të bezdisshme ishin zhurmat.

Videoja është bërë virale në Tiktok dhe numëron mbi 4 milionë klikime.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *