Flakët nuk kanë të ‘ndalur’! Shkrumbohet një zonë me shkurre në Kodër Kombinat

Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me shkurre në Kodër Kombinat në Tiranë. Mësohet se flakët janë aktivizuar mesditën e sotme.

Deri tani nuk raportohet për dëme në banesa apo për rrezikimin e tyre nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vatër të aktivizuar qëllimisht apo si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *