Aktorja Selma Hayek ka rrëfyer në një emision televiziv se si ish presidenti Donald Trump e ka gjuajtur hapur. Ajo ka thënë se në një festë shumë kohë më parë së bashku me të dashurin e saj i ka thënë atij se kishte ftohtë, por Donald Trump ka marrë guximin dhe i ka hedhur mbi supe xhaketën e tij.
Selma tregoi se ai ishte shumë i sjellshëm dhe i ka ftuar për darkë, ku gjithë kohës foli me të dashurin e saj dhe në fund u kërkoi numrat e telefonit. Këtu ka filluar çdo gjë pasi Trump nuk i shkruajti të dashurit të saj, por vetë aktores. Ai e telefonoi dhe e ftoi për të dalë.
“Po i dashuri im? Po më fton për të dalë? Ti e di që kam të dashur”, i ka thënë ajo Trump.
“Ai nuk është i mirë sa duhet për ty. Nuk ka rëndësi. Ai nuk ka asnjë rëndësi. Ti duhet të dalësh me mua”, i ka thënë Trump
“Si përfundim a u martove me të dashurin që kishe? “, e ka pyetur Noah dhe Selma i ka thënë jo.
“Pra Donald Trump kishte të drejtë”, i ka thënë moderatori duke qeshur.
.@SalmaHayek explains what it's like to be hit on by Donald Trump. https://t.co/8I78qVzVSP pic.twitter.com/O4h2h1c5qX
— The Daily Show (@TheDailyShow) June 9, 2017