Pasi e përjashtuan nga grupi parlamentar, Berisha reagon sërish: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin amoral e poshtërues të Bashës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e kryedemokratit Basha , për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Mbi videon e publikuar, kur shfaqet Lulzim Basha teksa jep vendimin e përjashtimit, Berisha i bën thirrje demokratëve për bashkim ndaj vendimit të Bashës, të cilën e cilëson si amoral e antistatutor.

Postimi i Sali Berishës:

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *