Problemet e ashensorit në Astir/ Prangoset tekniku, procedohet dhe i vëllai (Emrat)

Problemet e ashensorit në pallatin në Astir shkaktuan mjaft probleme, ku u lënduan dy gra, njëra ndër to shtatzënë.

Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, 34-vjeçari me iniciale Defrim Shabani banues në Tiranë, ndërsa po procedohet penalisht edhe administratori i firmës së mirëmbajtjes që është i vëllai i teknikut, Dritan Shabani.

Qytetarja me inicialet M. S., 27 vjeçe, që ishte në ashensor në momentin kur u shfaq problemi, ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i poicisë:

Tiranë/Vihet në pranga tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir. Proçedohet penalisht dhe administratori i firmës së mirëmbajtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qënë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjëndje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *