Shqipërisë po i kthehen vizat?/ Kush është shteti i BE-së që kërkon leje të posaçme për shqiptarët…

Jo vetëm që u futëm në “listën e zezë” të BE-së për shkak të pandemisë së Covid-it, ku ndër të tjera shqiptarët duhet të jenë me detyrim të vaksinuar, por tashmë vendi ynë prej kohësh në “Shengen” rrezikon t’i kthehen vizat.

Kështu ka ndodhur jo më larg se dje me një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës, por janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e Brendshme Belge, se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi, duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës, me seli në Sofje të Bullgarisë.

Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë “last minute” (në momentin e fundit), ka shkaktuar iritim te shumë nga pasagjerët. Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes së lirë jashtë vendin, duket si një rikthim i vizave, pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europianë.

Deri tani nuk ka asnjë lajmërim zyrtar apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem, i cili është më i fundit që u bartet shqiptarëve në këto kokë tepër të turbullta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *