Sezoni i zjarreve nuk ka mbaruar/ Spanja përfshihet nga flakët, mijëra njerëz ikin nga shtëpitë sepse…

Andaluzia në Spanjë është bërë vatra më e re e madhe e zjarreve në Europë, si pasojë e temperaturave të larta që po vijnë nga Afrika këtë shtator.

Rreth 2000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre pasi shpërthyen zjarret në rajonin Jugor spanjoll të Andaluzisë.

Një punonjës i urgjencës është djegur nga zjarri, i cili filloi të mërkurën në një terren të lartë mbi qytetin turistik të njohur të Estepona në Costa del Sol.

Spanja në flakë: Mijëra njerëz ikin nga zjarret pranë qytetit Costa del Sol

Qeveria spanjolle ka vendosur një njësi ushtarake, për të ndihmuar zjarrfikësit në rajonin malor.

Gjashtë qytete dhe fshatra të tjerë u evakuuan të dielën, në një kohë që shtëllunga të mëdha tymi mund të shiheshin nga kilometra larg.

Banorëve të pesë komuniteteve të tjera iu tha të linin shtëpitë e tyre, që të premten. Zjarri ka djegur deri tani 7400 hektarë, sipas mediave spanjolle.

“Kjo është çnjerëzore, asgjë e tillë nuk është parë ndonjëherë”,- tha një evakuuar, Adriana Iacob për agjencinë e lajmeve Reuters. “Flakët e zjarrit ndërsa vraponin nëpër male, ishin të lemerisshme”.

“Që kur filloi zjarri, ne nuk kemi fjetur për ditë. Është e tmerrshme”,- tha një tjetër banore vendase, Pepa Rubio.

Evropa ka parë një numër zjarresh të egër këtë verë. Ndryshimi i klimës rriti rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë pakësime në masë të emetimeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *