Aktorja e njohur në drejtim të paditur, miqtë në panik: Ka tri ditë që është zhdukur!

Tanya Fear, e cila është bërë e njohur me rolin e saj në “Doctor Who”, ka humbur kontaktet në Kaliforninë Jugore. Aktorja u pa për herë të fundit në zonën e Hollywood Bowl të Los Anxhelosit më 9 shtator.

Miqtë e saj kanë bërë apel në mediat sociale në përpjekje për të gjetur aktoren.

‘Mikesha jona Tanya është zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në zonën e LA më 9/9/21. Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj që atëherë. Publikoni foton e saj me hashtagun #FindTanyaFear për të ndihmuar në gjetjen e saj.’, tha një mik i saj.

 

 

Tanya është e njohur për publikun për rolin e saj si Dr Jade McIntyre në Doctor Who. Tanya, e njohur edhe si Tanyaradzwa, është rritur në Londër dhe aktualisht jeton në Los Angeles.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *