Jennifer Lopez nuk dështon kurrë me dukjet e saj në publik dhe këtë e vërtetoi edhe me paraqitjen e mrekullueshme në tapetin e MTV VMAs 2021.
Aktorja e famshme publikoi foto se si do të shfaqej në evenimentin e madh në Twitter dhe ka shkruar:
“Le të shkojmë, VMAs”
Lopez mahniti me fustanin dypjesësh, triko të zezë me dekolte të hapur me lidhëse e poashtu edhe një fund të tillë me ngjyrë të argjend.
Let’s go #VMAs ✨ pic.twitter.com/5HMFfIbaur
— jlo (@JLo) September 13, 2021
Paraqitja e Lopez vjen pak ditë pas debutimit të saj në tapetin e kuq me partnerin aktual, Ben Affleck, me të cilin bëri ribashkimin së fundmi.
Debutimi i tyre erdhi në Festivalin e Filmit në Venecia, në premierën e “The Last Duel” në, ku Affleck luan rolin e Kontit Pierre të Alencon në dramën historike.
Dyshja ishin të fejuar për afro dy vjet më parë, por u ndanë në 2004, ndërsa aktori u martua në 2005 me Jennifer Garner. Ndërkohë ribashkimi i tyre erdhi fill pas ndarjes së J Lo nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.
/Priza.al/