Vendimi/ Mbetet në burg ish-kryebashkiaku problematik i Lushnjës

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Lushe. Ai akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për këtë kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa, e tij, është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për abuzim me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *