“Të varet në litar”/ Flasin mes dhimbjes babai dhe nëna e 23-vjeçares nga Fieri: Sa ktheu kurrizin vajza, ai e qëlloi…(VIDEO)

Prindërit e Sabrina Bengajt, 23-vjeçares nga Fieri që u vra nga ish-bashkëshorti i saj, kanë kërkuar dënim me varje për ish-dhëndrin e tyre dhe kanë hedhur akuza ndaj gjyqtarit të rrethit, Piro Sota i cili la të lirë Elton Metajn.

Ndërsa ndër të tjera e ëma, ka treguar edhe skenën e ndodhur pak momente para se Sabrina të qëllohej nga bashkëshorti i saj i cili nuk ishte hera e parë që shkonte në shtëpinë e prindërve të viktimës për të kërcënuar me armë.

Unë kërkoj një gjë, nuk e di sesi e mendoni ju, me gjithë këto armë me gëzhojë, merr peng shtëpinë time, armëmbajtje pa leje e gjithë këto gjëra. Denoncoj publikisht dhe zotin Pirro Sota. Meqë e liruan dhe e pësoi ime bijë, le të përgjigjen ata. Akuzoj ish ministren e drejtësisë. Unë e shpreh publikisht më vjen keq për opinionin e Fierit, unë këtë nuk do e kaloj në plumb, por në varje. Të gjithë familjen e tij, edhe mamanë e tij një plehrë që e frynte djalin e saj duke i thënë që të tradhëton. Ky i bie të jetë një mi, se me traditë shqiptare nuk duhej bërë kjo. Akuzoj personalisht gjykatësin Pirro Sota, të shkojë edhe në karrige elektrike, i njoh edhe personalisht. Uroj që këto gjëra mos të ndodhin më, jo për mua. Unë kërkoj varje në litar, këta lloj fundërimash nuk duhen mbajtur në këtë tokë”, deklaroi i ati i viktimës 23-vjeçare.

Po vinte ora 10 e 20 dhe vajza punonte te i huaji. Çdo natë kur ishte turni i dytë, por edhe i pari unë i dilja përpara sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Kur ishte ora 10 e 20, unë lë hekurin dhe dal për në rrugë. Nga frika që ai ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishim gati 8 veta në shtëpi. Erdhi vajza, na pyeti çfarë ka për të ngrënë dhe u ul të hante, ndërkohë unë po punoja.

Sa e pash që po hapte derën e jashtme, hapi derën dhe e pash me kallash. Unë me qetësi iu afrova dhe i thashë: E mora me të mirë, i thash para 1 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merr armën e ktheu, mos na bëj terror se e ke bërë njëherë këtë. Ku është ajo më tha, ku është ajo. Vajzën e kisha në një dhomë, ndërsa nusen në dhomën tjetër. Del direkt vajza dhe thotë çfarë ka.

Doli me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha që mos e godit se është shtatzëne. Ai tha më nxirrni Armandon për çunin. Ndërsa vajza i tha s’ke punë me këta, por me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi. Më pas e kuptoni vetë…”, u shpreh nëna e vajzës.

Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, me fëmijën e vogël, familjarët dhe shoqet e saj, por fatkeqësisht ajo po tretet në dhe’, pasi ish-bashkëshorti i saj,Elton Metaj i mori jetën duke e qëlluar me armë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *