Asnjë surprizë, Taulant Balla merr drejtimin e grupit të ri parlamentar të PS-së

Ashtu siç pritej, Taulant Balla është zgjedhur kreu i grupit të ri parlamentar pas mbledhjes së PS. Ai mori 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Balla ishte konfirmuar dhe nga kryeministri Rama si kryetar i grupit parlamentar, por në mbledhjen e PS vetëm u konfirmua me votën e deputetëve të rinj.

Ndërkohë Balla ishte dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, por në këtë detyrë u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *