Sali Berisha zyrtarisht nuk është pjesë e grupit të PD-së, partisë që themeloi 30 vite më parë.
Partia Demokratike ka 44 deputetë të regjistruar si pjesë e grupit të saj në Kuvend. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR. 7 anëtarë të tjerë nga lista e PD janë pjesë e listës së PDIU, pasi iu kaluan për të formuar grupet parlamentare.
Në total janë 58 deputetë. Ndërkohë PD fitoi në zgjedhje 59 mandate. Kjo do të thotë se zyrtarisht Sali Berisha është jashtë grupit të PD.
Por pavarësisht se Partia Demokratike nuk e ka përfshirë emrin e tij në grupin e PD-së, në vetëdeklarimin që ka plotësuar, ish-kryeministri Sali Berisha është deklaruar si deputet i grupit parlamentar i PD-së.
/Priza.al/