Pavarësisht se Partia Demokratike nuk e ka përfshirë emrin e tij në Grupin e saj Parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot në Kuvend shkresën, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar i PD-së
Në seancën e sotme plenare, Berisha është deklaruar si deputet i grupit të PD. Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha u largua nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para sesionit të ri parlamentar.
Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.
Partia Demokratike ka 44 deputetë të regjistruar si pjesë e grupit të saj në Kuvend. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR. 7 anëtarë të tjerë nga lista e PD janë pjesë e listës së PDIU. Në total 58 deputetë. Ndërkohë PD fitoi në zgjedhje 59 mandate. Pra zyrtarisht Sali Berisha mbetet jashtë grupit të PD.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë rruge do të ndjekë kryetari Basha pasi nuk ka instrumente për ta përjashtuar Berishën nga grupi, ndërsa më herët nuk kemi pasi raste të tille kur një deputet i përjashtuar nga Grupi Parlamentar të refuzojë përjashtimin.
/Priza.al/