Albasadorja Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar komisionerët e KPK-së siç u lajmërua edhe më herët dhe në lidhje me këtë ka bërë një postim në rrjete sociale.
Kim ka bërë të qartë se procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm përfshirë dhe sulmet mbi komisionerët.
Sipas ambasadores, SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie professional, efikas e pa korrupsion.
Postimi i plotë:
“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri.
Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbesor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq.
SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”.