Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi në Çim Peka LIVE komunikimin me anëtarësinë, duke thënë se do nisë ajo që e quajti Foltorja. Në kuadër të lëvizjes së tij, Berisha tha se Foltorja mund të diskutojë edhe për të ardhmen e PD-së, pra për drejtimin e saj.
“Personalisht kam të drejtë që të them se ky ishte një pazar Rama-Basha. Basha nuk më tha kurrë që do më përjashtojë nga grupi. Më erdhi tre ditë përpara dhe më tha se është problemi te ligji i dekriminalizimit. Unë i kam thënë se janë dy gjëra të ndryshme. Edhe ajo që është dërguar nga PD në KQZ për rastin e Tom Doshit, është rrëzuar,” tha Berisha.
“Nëse Basha do të mblidhte Këshillin Kombëtar, nuk do kishte asnjë problem me Sali Berishën. Nëse do e miratonte, Berisha do zbatonte urdhrin. Nëse nuk do e miratonte, Lulzim Bashës do i duhej të jepte dorëheqjen,” tha ai.
“Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë: Duhet të japësh dorëheqjen. Më tha nuk e jap. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare. A kishte bazë ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë. Gjëja me thjesht ishte ti thosha zotëri ke humbur zgjedhjet 2 herë resht. Nëse arrinim të vinim sanksione ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se lëvizja e tij mbyllet nëse shprehet me votë anëtarësia e PD-së lidhur me vendimin e Lulzim Bashës.
“Lëvizja ime mbyllet ashtu si të votojë anëtarësia. Do filloj foltoret me anëtarësinë vetëm me këtë qëllim. Çfarëdo të përcaktojë anëtarësia ne duhet ti nënshtrohemi”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë do t’i kërkojë anëtarësisë Berisha tha:
“Atë që ajo ka shprehur, vlerësimin e vendimit. Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha. Kjo betejë ka një qëllim që kurrë më një kryetar të mos mund t’i thotë anëtarësisë se unë e mora këtë vendim duke shkelur çdo rregull. Vendimi i jetës së Bashës duhet të ishte largimi i Ramës, jo thika pas shpinë e Sali Berishës. Po këtë do e gjykojë anëtarësia”.
/Priza.al/