Pas një karriere të suksesshme si futbollist, ish-mesfushori i Real Madridit dhe Liverpulit, Xabi Alonso do të marrë në verë drejtimin e klubit gjerman, Borusia Monshegladbah.
Lajmi është bërë i ditur nga burime për prestigjiozen sportive “Bild”. Mësohet se ai është gati për të nisur një eksperiencë të re, ku aktualisht drejton ekipin e dytë të Real Sociedadit, në kampionatin spanjoll.
Kjo lëvizje është konsideruar nga “Bild” si një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e spanjollit, i cili pritet që të zërë vendin e Marko Roz, pasi ky i fundit do marrë drejtimin e Borusia Dortmund.