Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO refuzon për herë të 8-të kërkesën e Enkelejda Hoxhës

Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën.

Ish-gjyqtarja e Krujës është nën akuzë për korrupsion. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.

Me refuzimin e kërkesës, lihet në fuqi masa “arrest me burg”. Hoxha është arrestuar në muajin shkurt të këtij viti nën akuzë për korrupsion.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *